Sport
Dardan Berisha: Nga ky vit nuk do të jem më pjesë e KB Pejës

Basketbollisti i mirënjohur kosovar, Dardan Berisha, ka njoftuar se nga ky vit nuk do të jetë më pjesë e klubit të basketbollit Peja.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Të dashur qytetarë te Pejës, tifozë Shqiponjat dhe dashamirë të basketbollit”
“Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do te jem më pjesë e KB Pejës”.
“Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojetarët si dhe te gjithë ata të cilët më perkrahen gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshmë dhë përherë do mbesin në kujtimet e mija”.
klankosova.tv
The post Dardan Berisha: Nga ky vit nuk do të jem më pjesë e KB Pejës appeared first on Klan Kosova.






















