Connect with us

Lajme

Bllokuan hapësirën publike, procedohen penalisht 3 administratorë në Darëzezë

Publikuar

Gjatë aksionit në Darëzezë, policia e Fierit ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit.

Për pasojë 3 administratorë të subjekteve janë proceduar penalisht, pasi zunë hapësirën publike në plazh.

Gjithashtu janë sekuestruar 169 çadra dhe 338 shezlongë.

Sakaq të proceduar janë shtetasit Sh. G., 45 vjeç; E. G., 30 vjeç, të dy banues në Fier dhe M. K., 29 vjeç, banues në Divjakë.

 Njoftimi:

Darëzezë/Divjakë

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Lirohen hapësira në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës.

Procedohen penalisht administratorët e 3 subjekteve, të cilët zunë hapësirën publike në plazh, duke vendosur çadra dhe shezlogë, pa lejen përkatëse.

Sekuestrohen 169 çadra dhe 338 shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, specialistët për Hetimin e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal, për shtetasit Sh. G., 45 vjeç; E. G., 30 vjeç, të dy banues në Fier dhe M. K., 29 vjeç, banues në Divjakë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Divjakë dhe Policinë Bashkiake Fier e Divjakë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 169 çadrat dhe 338 shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në plazhin e Darëzezës dhe Divjakës.

NA NDIQ NË FACEBOOK