Connect with us

Sport

Ballkani vazhdon me fitore në Conference League

Published

on

Ballkani e ka vazhduar me fitore rrugëtimin në Conference League.

Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja, e ka mposhtur në “Fadil Vokrri” ekipin nga Ishujt Faroe Ki Klasvik me rezultat 3:2.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Nazmi Gripshin, i cili realizoi në minutën e 30-të.

Për 2:0 shënoi Meriton Korenica, në minutën e 41-të.

Në pjesën e dytë suharekasit shënuan edhe njëherë me Albion Rrahmanin, i cili tundi rrjetën e kundërshtarit në minutën e 50-të.

Por, gjërat nuk shkuan mirë për Ballkanin në 20 minutat e fundit, pasi që Klasvik arriti ta prek rrjetën e portës së Steve Frashërit dy herë, me Pall kiettskaro, që shënoi në minutat e 69-të dhe 88-të.

Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fundin e takimit pasi që Odmar Faero, u përjashtua me të kuq në minutën e 93-të.

The post Ballkani vazhdon me fitore në Conference League appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK