Connect with us

Sport

Ballkani ua ndërpret kontratat katër futbollistëve

Publikuar

Kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani, ua ka ndërprerë kontratat katër futbollistëve.

Kushtrim Gashi, Theophilus Solomon, Dilvio Hoffman dhe Arens Mateli nuk do të jenë më pjesë e këtij klubi.

“Me lojtarët e lartëcekur kemi ndërprerë kontratat me marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim . Ne si klub i falënderojmë për kontributin e dhënë duke i mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjeshme në futboll”, njofton ekipi nga Suhareka, transmeton Klankosova.tv.

The post Ballkani ua ndërpret kontratat katër futbollistëve appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK