Sport
Ballkani do të përballet me Shkupin, nëse e eliminon Klaksvikun

Shkupi është eliminuar nga kualifikimet e Ligës së Evropës, pasi është mposhtur nga Shamrock Rovers me rezultat të përgjithshëm 5-2.
Në ndeshjen e sotme e zhvilluar në qytetin e Shkupit, vendasit pësuan humbje me rezultat 1-2, transmeton Klankosova.tv.
Golat për Shamrock u shënuan nga Aidomo Emakhu dhe Rory Nicholas Gaffney.
Derisa për skuadrën shqiptare golin e vetëm e shënoi Sunday Damilare Adetunju.
Shkupi tani garat do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës, ku pret fituesin e ndeshjes Ballkani-Klaksvik.
Ballkani në ndeshjen e parë triumfoi me rezultat 3-2, dhe me një rezultat të barabartë skuadra kosovare kalon në play-off.
The post Ballkani do të përballet me Shkupin, nëse e eliminon Klaksvikun appeared first on Klan Kosova.






















