Sport
AC Sparta transferon edhe një reprezentues të Kosovës në futsall

Klubi i futsallit, AC Sparta Praga ka transferuar edhe një reprezentues të Kosovës.
Melos Kelmendi do ta vazhdoj karrierën e tij në Çeki, ku për trajner është selektori i Dardaneve të futsallit, Arben Simitciu.
Kelmendi eshte përforcimi i tretë nga futsallit kosovar, pasi ditë më parë arritën marrveshje edhe me Drilon Maxharajn dhe Jeton Rukovcin.
Këto janë transferimet e para të AC Sparta Praga për sezonin e ri. 
Për të tre futbollistët kjo do të jetë eksperienca e parë jashtë vendit teksa përvoja që pritet ta marrin do të sherbej edhe ne zhvillimin e kombëtares se Kosovës ne futsall.
The post AC Sparta transferon edhe një reprezentues të Kosovës në futsall appeared first on Klan Kosova.






















