Connect with us

Religjion

A jemi bletë, bilbila apo hardhuca?!

Publikuar

më

Në shikim të parë ky titull duket jo i zakontë dhe paksa i çuditshëm. Në këtë më nxiti rasti i mikut të Allahut, Ibrahimit a.s., i cili për shkak të besimit të tij nga pabesimtarët u hudh në zjarr.

Ibrahimi a.s. para se gjithash ishte njeri i cili me fenë dhe mirësinë e tij u ngrit në nivelin që e xhelozuan edhe melekët. Në anën tjetër njeriu me veprat dhe ligësitë e tij mund të bie në nivelin që nuk u ngjason as kafshëve.
Shembulli i Ibrahimit a.s., nuk është vetëm një tregim bosh që ka ndodhur mijëra vjet më parë. Përkundrazi, ky është një mesazh i përhershëm për të gjitha gjeneratat deri në Ditën e Gjykimit.
Ibrahimi a.s., ishte simbol i besimit, mirësisë, i dërguar për të paralajmëruar njerëzit dhe për t’i udhëzuar të humburit. Ndërsa populli i tij vërtet ishte zhytur në gjitha llojet e mëkateve.
Ibrahimi a.s., e dinte se është në rrugën e vërtetë dhe nuk u ndal dhe as nuk humbi shpresën. Por, shpresën e kishte humbur populli i tij i prishur i cili vendosi që në fund ta hudh në zjarr të madh.
Natyrisht nga fuqia dhe mëshira e Tij, Allahu e bëri që zjarri mos ta djeg Ibrahimin a.s., përkundrazi u bë i ftohtë dhe shpëtimtar. Por, sipas tregimeve të shumta ky rast ka shënuar edhe sjelljen e disa kafshëve. Kështu, bleta në gojën e saj ka bartur pika uji duke u përpjekur të ndihmojë në shuarjen e zjarrit dhe shpëtimit të Ibrahimit a.s. Ta shuajë zjarrin ka ndihmuar edhe bilbili. Por, ishte një kafshë e cila ishte në anën e pabesimtarëve e kjo ishte hardhuca e cila i frynte zjarrit duke u përpjekur që ta përhap më shumë.
Përse i përmendëm këto?
Thamë se tregimet e Kuranit nuk janë vetëm rrëfime boshe, por mësim deri në Ditën e Gjykimit. Sulmi mbi Ibrahimin a.s., është sulm mbi fenë, ndërsa hudhja e tij në zjarr është përpjekje që përgjithmonë të shuhet drita e Allahut. Këso sulme dhe përpjekje ka pasur dhe ka gjithmonë. Jemi dëshmitarë edhe sot përpjekjeve që të ulet feja dhe çdo gjë që lidhet me të, e në anën tjetër çdo gjë e shëmtuar paraqitet e bukur.
Sulmi dhe nënçmimi i fesë sonë kërkon edhe reaksionin tonë. Në këtë rast mund të jemi sikurse bletët dhe bilbilat të cilët kanë dhënë një kontribut modest, gati minimal në shuarjen e zjarrit dhe në këtë mënyrë vetit i siguruan pozitë të veçantë deri në Ditën e Gjykimit. Pak gjëra mund të maten me zërin e këndshëm të bilbilit, ndërsa për bletën flet një kaptinë e veçantë e Kuranit. Bleta është e inspiruar nga Allahu dhe nga barku i saj del mjalti i cili është ushqim dhe ilaç. Ndërsa hardhuca është e urrejtur deri në Ditën e Gjykimit.
Pra, bleta dhe bilbili kanë qenë të vetëdijshëm se nuk mund ta shuajnë tërë atë zjarr në të cilin ishte hudhur Ibrahimi a.s., dhe se mundi i tyre ishte i vocërr, gati i pavërejtur. Por, nuk deshën të ngecin anash dhe në mënyrë pasive të vëzhgojnë shkatërrimin e së vërtetës. Në këtë mënyrë na dhanë mesazh të madh, leksion që vazhdimisht duhet ta kemi ndërmend. Nuk duhet të jemi vëzhgues pasiv i së keqes dhe nuk duhet të arsyetohemi me atë se nuk mund të ndryshojmë asgjë.
Përkundrazi, duhet të japim kontributin tonë në promovimin e së mirës dhe largimin e së keqes, qoftë edhe minimalisht. Në fund edhe Pejgamberi ynë s.a.v.s., na këshillon që të jemi sikurse bleta, ngase ajo ushqehet me atë që është e bukur dhe pastër dhe pas vetit lë atë që është e këndshme dhe e pastër.
Mjerisht ka prej nesh që i ngjasojmë hardhucës dhe çdo përpjekje të pabesimtarit që të na përul neve dhe fenë tonë e presim duke e përkrahur, e mos dhashtë Zoti edhe duke e ndihmuar.
Me çfarë tjetër ta krahasojmë atë që promovon të keqen, ndan xhematin, prish bukuritë e fqinjësisë, shkruan, debaton, duke njollosur fenë dhe komunitetin, pos me hardhucën e cila i fryu zjarrit ku ishte hudhur Ibrahimi a.s.
Por, zjarri nuk e dogji Ibrahimin a.s., edhe pse keqbërësit këtë shumë e dëshironin. Jam i sigurt se me ndihmën e Allahut as zjarri i sprovave dhe kurthave me të cilat ne si besimtarë vazhdimisht jemi të ekspozuar, nuk do të na dëmtojë as neve e as fenë tonë.
Për këtë, të meditojmë për rrëfimet e Kuranit dhe të jemi gjithmonë në anën e së mirës, sepse e mira gjithmonë triumfon.
Lutemi Allahut xh.sh., të na bëjë prej atyre që urdhërojnë për të mirën dhe largojnë nga e keqja dhe prej atyre që Ai është i kënaqur. AMIN!

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Maqedoni33 minutes ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme36 minutes ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme1 hour ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri1 hour ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme2 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme2 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme3 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë3 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme3 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni4 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni4 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë4 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

NA NDIQ NË FACEBOOK