Lajme
Zeqiri nga ASH i përgjigjet Grubit: Mjeshtri i gafeve na bëri përsëri të qeshim

Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët përmes një statusi në rrjetin social Facebook i është kundërpërgjigjur zv kryeministrit Artan Grubi, cili pak më herët tha se ai ka qenë i pari që ka paralajmrëruar propozimin francez e që opozita aso kohee ka akuzuar për propagand politike
Zeqiri thotë se opinioni e di mirë se kur një shtet evropian merr kryesimin e BE-së, jep edhe propozime si me rastin e propozimit francez. Ta paralajmërosh këtë është njëjtë sikur të paralajmërosh se çdo mëngjes lind dielli, potencon Zeqiri.
Shkrimi i plotë i Zeqirit
Propagandisti Artan Grubi që me dhjetëra herë ka huqur në mënyrë skandaloze shumë paralajmërime dhe deklarata publike, qenka lavdëruar se e ka qëlluar paralajmërimin për propozimim francez në fund të vitit të kaluar. I gjithë opinioni e di mirë se kur një shtet evropian merr kryesimin e BE-së, ka dhënë propozime dhe ka bërë tentime për debllokimin e procesit integrues. Ta paralajmërosh këtë është njëjtë sikur të paralajmërosh se çdo mëngjes lind dielli. Në vend që të lavdërohet me meritat e huaja, Grubi duhet të jap llogari përse partia e tij e ka vonuar kaq vite hapjen e bisedimeve, përmbushjen e standardeve, zbatimin e reformave, përse kanë rritur mosbesimin në gjyqësor dhe institucionet e tjera.
Në vend të shpifjeve, është mirë të tregojë pse ai, BDI-ja dhe shumica parlamentare deshën të mos kalojë në Kuvend propozimi frances, duke mos siguruar kuorum pa të cilin as në votim nuk do mund të viheshin konkluzionet e propozimit frances!?
Përveç kësaj, Grubi më së paku duhet të flet për saktësi në paralajmërime, kur gjithë opinioni është zbavitur me huqjet dhe gafat e tij, nga selfie me Nexhat Agollin, datat e një pas njëshme për hapjen e bisedimeve, herë në qershor e herë në dhjetor. Meqë thotë se qenka mësuar ta qëllojë, le të tregojë kur do të hapet kufiri në Llojan?”, ka shkruar Zeqiri.
















