Connect with us

Lajme

Zbulohet “misteri” i vdekjes së tregtarit polak të armëve në Tiranë

Publikuar

më

Andrzej Izdebski nuk iu përgjigj trokitjeve të përsëritura në derën e apartamentit të tij në Tiranë mesditën e 20 qershorit.

Jashtë banesës të marrë me qira, në katin e dytë të një prej godinave të ndërtuara nga sovjetikët në qendër të kryeqytetit të njohura si Pallatet Agimi, qëndronte i shqetësuar Ylli Zyla – një oficer i lartë i forcave të armatosura dhe ish-drejtues i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, SHIU.

Së bashku me pronarin e apartamentit, Zyla tentoi ta hapte derën me një kopje të çelësit, por ajo ishte e mbyllur nga brenda dhe çelësi i qiramarrësit kishte mbetur në bravë. I shqetësuar për mikun e tij polak Zyla telefonoi zjarrfikësit dhe policinë. Pak minuta pas mbërritjes së tyre, administratori i pallatit, Tomorr Baruti dhe një prej zjarrfikësve u ngjitën me shkallë në ballkonin e  apartamentit të mbyllur me vetrata.

“Vetëm hoqëm nga dritarja rrjetën e mushkonjave,” tha Baruti. “Unë hyra nga një krah, ndërsa zjarrfikësi nga krahu tjetër,” shtoi ai.

Baruti dhe zjarrfikësi e gjetën Izdebskin pa jetë, të shtrirë mbi krevatin në dhomën e gjumit.

“Kishte gjak në dyshek, në të dy krahët e tij”, kujtoi ai.

Policia e raportoi vdekjen në një komunikatë të shkurtër për shtyp në të njëjtën ditë. Gabimisht Izdebski në komunikatë u identifikua me inicialet A.H. dhe i moshës 73-vjeç.

Kur vdekja u mësua në Poloni një muaj më vonë, gabimet e komunikatës dhe e shkuara e errët e viktimës si tregtar armësh i përfshirë në listën e zezë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, krijuan dyshime. Për më shumë biznesmeni ishte nën hetim në vendin e tij, për të paktën 8 milionë euro detyrime të papaguara nga një kontratë me qeverinë polake për të furnizuar spitalet me aparatura respirimi për të sëmurët me COVID-19. Spekulimet për një vdekje të sajuar për të shmangur detyrimet e papaguara pushtuan gazetat bulevardeske në Poloni.

Megjithatë, në Tiranë policia dhe prokuroria insistojnë se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Dyshimi kryesor është që ka vdekur nga infarkti”, tha Arens Çela, drejtues i Prokurorisë së Tiranës, i cili shtoi se çdo muaj në kryeqytet regjistrohen 20 raste të ngjashme. Çela theksoi se për ta quajtur të mbyllur çështjen, Prokuroria po pret edhe një analizë të fundit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

I kontaktuar në telefon, Koloneli Ylli Zyla refuzoi të komentonte mbi vdekjen e Andrzej Izdebskit dhe marrëdhënen me të ndjerin.

“Unë jam ushtarak, nuk mund të flas,” tha ai.

Lajme25 minutes ago

Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetën, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Maqedoni1 hour ago

BDI dhe VLEN në rënie, liderët shqiptarë humbin terren – 41% e qytetarëve pa orientim partiak!

Shqipëri2 hours ago

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit – Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

Lajme3 hours ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni4 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri5 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Lajme6 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Maqedoni7 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Shqipëri7 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

Lajme8 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Lajme8 hours ago

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Lajme9 hours ago

Jakup Huseini dhe Izet Mexhiti takojnë banorët e Çellopekut: Çdo ditë jemi mes qytetarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK