Lajme
VIDEO/ Aksident në Lungomaren e Vlorës, “Benzi” përplas të moshuarën

Një aksident ka ndodhur në Lungomaren e Vlorës disa minuta më parë.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton se një automjet tip “Benz” ka aksidentuar një të moshuar që po kalonte rrugën.
Mësohet se e moshuara ka marrë dëmtime në kokë dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat nga efektivët e policisë.





















