Sport
Tifozët e Manchester Cityt do mund të shikojnë ndeshjet me shallë të mençur

Tifozëve të përzgjedhur të Manchester Cityt do t’u ofrohet një “shallë inteligjente” sezonin e ardhshëm, me një senzor biometrik të integruar në pëlhurë për të monitoruar të dhënat emocionale, fiziologjike dhe të lëvizjes.
Duke përdorur një senzor në qafë, shalla e lidhur, kap bio-sinjalet e trupit gjatë një ndeshjeje, raporton Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Shalla regjistron një sërë masash fiziologjike, duke përfshirë rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe reagimet emocionale, duke ofruar informacion se si ndihen fansat në momente të ndryshme gjatë ndeshjes.
Shamia fillimisht nuk do të jetë e disponueshme për të gjithë tifozët, pasi vetëm një numër i përzgjedhur do t’u shpërndahet mbështetësve të Cityt.
The post Tifozët e Manchester Cityt do mund të shikojnë ndeshjet me shallë të mençur appeared first on Klan Kosova.





















