Lajme
Tetovë, 59-vjeçarja plagoset në oborrin e shtëpisë/ Plumbi mendohen se erdhi nga gjuajtja në dasmë

Të shtëna që mendohet se kanë ardhur nga një aheng familjarë kanë lënduar 59-vjeçaren në Tetovë e cila ka qenë e ulur në oborrin e sajë në rrugën JNA. E njëjta është dërguar në spitalin klinik, ku i është ofruar ndihma e parë, ndërsa gjatë ditës së sotme është lëshuar në shtëpi për kurim të mëtutjeshëm.
Kirurgu Visar Xhaferi thotë se pacientja është paraqitur në spital në ora 17:30 minuta dhe ka pasur që plagë të hapur në pjesën e majtë të kraharorit.
“Pas orës 17:30 minuta ishte paraqitur një paciente e cila kishte një plagë të hapur me plumb me armë zjarri. Pacientja eshte trajtuar nga kirurgët kujdestar por pasi që plumbi ishte në torakal në pjesën e kraharorit u ftuam edhe ne. Plaga ishte ne gjirin e majtë edhe kishte një plagë të hapur disa centimetra edhe neve na mbet ta mjekojmë plagën”- deklaroi Visar Xhaferi – mjek kirurg.
Nga nga SPB Tetovë thonë se janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit.
“Rreth orës 18:30 është denoncuar një rast në sektorin për punë të brendshme në Tetovës, ku në oborrin e shtëpisë nga një plumb i pa destinuar është plagosur një grua 59 vjeçare, me iniciale S.SH. ”- deklaroi Fatmir Rexhepi – zëdhënës SPB Tetovë.
Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në rrugën 107 ku një qytetarë është goditur në krahë nga një plumb, por për fat të mirë nuk ka marr lëndime trupore dhe rastin nuk e ka paraqitur as në Sektorin për Punë të Brendshme. Vite më parë një fëmijë 10 vjeçar në Gostivar humbi jetën si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga një dasmë./tv21















