Connect with us

RAMAZAN 2024

Shitorja e burrave – cilin do ta zgjidhni ju? (tregim)

Published

on

Paramendoni sikur në botë të kishte një shitore që shet burra, dhe aty gruaja thjesht mund të vjen dhe të zgjedh një njeri të përshtatshëm për martesë. Në derë qëndrojnë udhëzimet, dhe në mesin e tyre shkruan se ju mund ta vizitoni shitoren vetëm një herë.

Ekzistojnë 6 kate, dhe duke u rritur numri i kateve, shtohen edhe tiparet pozitive të burrave të mundshëm. Mirëpo ekziston edhe një “çështje”.

Ju mund të zgjedhni ose një burrë nga kati përkatës, ose të ngjiteni edhe një kat, por nuk mund të ktheheni në katin më poshtë, përveç për të dalë jashtë nga shitorja.

A jeni gati për një turne në shitore? Pra, le të fillojmë …

Në katin e 1, qëndron ky mbishkrim:

Kati 1 – Këta burra e duan Allahun dhe kanë punë.

Në katin e 2, qëndron ky mbishkrim:

Kati 2 – Këta burra e duan Allahun, kanë punë dhe i duan fëmijët.

Në katin e 3, qëndron ky mbishkrim:

Kati 3 – Këta burra e duan Allahun, kanë punë, i duan fëmijët dhe janë shumë të bukur.

“Allahu Ekber”, mund të imagjinoni. E pra mendoni, a doni të shkoni më tej, apo do ta zgjedhni një burrë të këtillë?

Ndoshta ju intrigon se çka ju pret në katin e ardhshëm?

Nëse vendosni të shkoni në katin e 4, vazhdoni me leximin e tekstit. Nëse jeni të kënaqur me zgjedhjen, mos shkoni më tutje.

Urime, ju keni zgjedhur për të shkuar në katin e 4, kurse atje qëndron ky mbishkrim:

Kati 4 – Këta burra e duan Allahun, kanë punë, i duan fëmijët, janë shumë të bukur dhe ndihmojnë në punët e shtëpisë.

A nuk jeni të kënaqur që keni rrezikuar? A pajtoheni të shkoni në katin e 5, apo jeni e kënaqur me këtë përzgjedhje?

Nëse vendosni të shkoni në katin e 5, vazhdoni me leximin e tekstit. Nëse jeni e kënaqur me zgjedhjen, mos shkoni më tutje.

Në katin e 5, qëndron ky mbishkrim:

Kati i 5 – Këta burra e duan Allahun, kanë punë, i duan fëmijët, janë shumë të bukur, ndihmojnë në punët e shtëpisë dhe janë shumë romantik.

A thua çfarë ka në katin e 6, do të pyetni ju? Çfarë burra do të jenë ata? Pra, a doni të shkoni më tutje, apo jo?

Nëse ju vendosni të shkoni në katin e 6, vazhdoni me leximin e tekstit. Nëse jeni të kënaqur me zgjedhjen, mos shkoni më tutje.

Nëse vendosni të shkoni më tutje, ju do të hasni në këtë mbishkrim:

Kati i 6 – Ju jeni vizitori nr. 4 363 012. Në këtë kat nuk ka burra.

Faleminderit që vizituat shitoren tonë. Keni kujdes gjatë daljes mos të ngatërroheni, dhe ju dëshirojmë një ditë të këndshme!

Mesazhi i tregimit: Përpiquni të jeni të lumtur me atë që keni, sepse bari nuk është i gjelbër në oborrin e shtëpisë së dikujt tjetër. Nëse nuk jeni të kënaqur me atë që keni, ju kurrë nuk do të jeni të lumtur.

Pejgamberi savs, ka thotë: “Kush zgjohet i sigurtë në shtëpinë e tij, me trup të shëndetshëm dhe ka furnizim të mjaftueshëm për atë ditë, sikur t’i është dhënë tërë pasura e kësaj bote.” (Tirmidhiu)

Të theksojmë edhe këtë, teksti mund të aplikohet edhe për burrat “përzgjedhës“. Vetëm zëvendësoni karakteristikat e burrave nga secili kat, me karakteristikat e duhura të grave.

/Akos.ba; Nedim Botić/

Përkthim: Miftar Ajdini