Connect with us

Lajme

Sektori energjetik maqedonas, së shpejti në gjendje krize

Publikuar

më

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, ka bërë të ditur se Ministria planifikon të shpallë gjendjen e krizës në sektorin e energjisë në muajin gusht, raporton Anadolu Agency (AA).

Bekteshi në konferencën për shtyp theksoi se vendi i tij nuk do të paguajë blerjen e gazit natyror nga Rusia në rubla dhe se Maqedonia e Veriut do të ndjekë politikat perëndimore.

Ai tha se Ministria do të formojë një komision për krizën energjetike për të siguruar burime financiare për kompanitë për sezonin e ardhshëm të ngrohjes, i cili sipas parashikimeve do të jetë një nga më të vështirit deri tani.

“Situata është e rëndë dhe e paparashikueshme dhe do ta kemi dimrin më të vështirë deri më tani”, tha ministri maqedonas i ekonomisë.

Bekteshi shtoi se Maqedonia e Veriut në të ardhmen do të ndjekë politikën e Bashkimit Evropian në kuadër të blerjes së energjisë nga Rusia.

“Sigurisht që mund të paguhet me rubla, por qëllimi ynë si vend është që të integrohemi plotësisht dhe të bëhemi anëtar i BE-së dhe ne do të ndjekim politikat perëndimore dhe sigurisht kur ndjekim politika të tilla, duhet të merremi me të mirat dhe të mirat dhe të këqijat bashkë”, tha ai.

The post Sektori energjetik maqedonas, së shpejti në gjendje krize appeared first on InfoShqip.com.

Maqedoni6 minutes ago

Trençevska: 180 mijë punëtorë nën pragun e varfërisë, Mickoski refuzoi pagën minimale prej 600 eurosh

Shqipëri36 minutes ago

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Lajme1 hour ago

Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

Lajme1 hour ago

Sali: Reformat evropiane duhet të lidhen me nevojat e përditshme të qytetarëve

Maqedoni2 hours ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Kosovë2 hours ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni2 hours ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri3 hours ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Lajme3 hours ago

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Lajme3 hours ago

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kosovë4 hours ago

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Shqipëri5 hours ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK