Connect with us

Lajme

Rriten rastet aktive me Covid-19, shifrat shkojnë afër 2 mijëve

Publikuar

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë edhe 1,860 raste janë aktive me koronavirus në vend.

Gjatë 24 orëve të kaluara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk ka raportuar asnjë viktimë, 407 raste të reja me COVID-19 teksa janë shëruar 149 pacientë.

Kujtojmë se rastet me Covid-19 në K0sovë janë rritur ditëve të fundit, duke arritur shifra alarmante.

IKShPK-ja madje ka bërë apel tek qytetarët që të vaksinohen dhe të mbajnë maskë në vendet e mbyllura.

NA NDIQ NË FACEBOOK