Connect with us

Sport

Real Madridi mposht Juventusin në praninë e 90 mijë tifozëve

Publikuar

Real Madrid mposhti Juventusin 2-0 të shtunën mbrëma në Pasadena, Kaliforni.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Rose Bowl”, në praninë e mbi 90 mijë tifozëve, transmeton Klankosova.tv.

Golat u shënuan nga Karim Benzema dhe Marco Asensio.

Benzema realizoi në minutën e 19’, derisa pavarësisht që kishte shumë raste nga dy anët, u mbyll me këtë rezultat pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, madrilenët shënuan edhe njëherë me Marco Asension, në minutën e 69’.

Derisa me këtë rezultat 2-0 përfundoi ky ballafaqim, që ishte edhe testi i fundit para fillimit të kampionatit italian dhe spanjoll.

 

The post Real Madridi mposht Juventusin në praninë e 90 mijë tifozëve appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK