Connect with us

Sport

Përurohet Be All Padel, sport i ri në Kosovë (VIDEO)

Publikuar

Në Veternik të Prishtinës, të martën është përuruar hapësira e sportit të padelit me emrin Be All Padel, ku pati shumë të pranishëm. Aty ishin edhe ministri Hajrulla Çeku, kryetari Prishtinës Përparim Rama, ai i KOK-ut Ismet Krasniqi e të tjerë, duke qëndruar në konak tek Besim Shulemaja që është kryetar i Federatës së Padelit të Kosovës.

Pjesë e këtij projekti është edhe ish kapiteni kombëtares kuq e zi, Lorik Cana që tregoi përvojën e tij, duke e dashur këtë sport që në momentin e parë që e praktikoi, njofton Klan Kosova.

Të pranishmit përfituan kartela me 30% zbritje për tre muaj, ndërsa u tha se ata që e provojnë këtë sport, do ta duan me automatizëm, si dhe do të hapen pika të tjera në Kosovë.

 

The post Përurohet Be All Padel, sport i ri në Kosovë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK