Lajme
Përditësimi i gjendjes pandemike: 407 raste pozitive sot në Kosovë

Të dhënat e fundit që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë, tregojnë sërish rritje të numrir të të infektuarve me koronavirus.
Sipas raportit, në 24 orët e fundit, Kosova shënon 407 raste pozitive, duke e çuar në total numrin e rasteve aktive në vend në mbi 1800.
Kujtojmë se ditëve të fundit, po shkojnë duke u rritë rastet dhe bashkë me këtë zhvillim në aspektin e situatës pandemike, janë shtuar edhe thirrjet e institucioneve relevante shëndetësore, të prira nga Ministria e Shëndetësisë, që të bartim maska në ambiente të mbyllura si dhe të vaksionhet, kush nuk është vaksinuar deri më tani./Periskopi/





















