Connect with us

Bota

Nga viti 2023 duhet rezervim për të hyrë në Venecia

Publikuar

Nga 16 janari 2023, për të vizituar Venecian, turistët do të duhet të paguajnë nga 3 deri në 10 euro.

Udhëtarët që planifikojnë të vizitojnë qytetin historik  do të duhet të regjistrojnë vizitën e tyre. Për turistët që qëndrojnë në hotel gjatë natës, çmimi i biletës do të përfshihet në akomodim.

Kjo është një nga mënyrat që autoritetet e qytetit italian mendojnë të zgjidhin problemin e mbi turizmit.

Çmimi i biletës nuk do të jetë fiks, por do të varet nga numri i vizitorëve: sa më shumë aplikime, aq më e lartë është kostoja.