Lajme
Mrekullia shkencore: Dimal Basha me disa fjalë, Jahja Kokaj ende asnjë koment

Imazhi i teleskopit James Webb, ka lënë gojëhapur mbarë botën.
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka shkruar disa paragrafe mjaft të mira – kryesisht njoftuese – rreth asaj se çka na solli teleskopi amerikan. Deri tani, deputeti që shquhet për analizën e hapësirës, zoti Jahja Kokaj, nuk ka publikuar diçka rreth zbulimit jashtëzakonisht historik të shkencëtarëve amerikanë.
Zoti Basha shkruan:
Mrekullia shkencore me teleskopin James Webb
Ka kushtuar 10 miliardë dollarë. Është lancuar në dhjetor 2021, dhe në fund t’janarit 2022 ka arritur në vendparkimin e tij në hapësirë, diku 1 milion kilometra larg tokës. Prej atëherë inxhinierët kanë punu për funksionalizimin e tij, dhe dje është ba publike fotoja e parë nga vet Presidenti Biden.
Kjo foto duket që kap shumë, por në të vërtetë ka në kornizë vetëm një pjesë shumë të vogël të universit, që mrekullisht ngërthen në vete galaksi që janë me miliarda vite të vjetër.
Mrekullia tjetër e universit është se fakti që e shohim mrapa në historinë e saj. Sa për ilustrim, ylli polar është përafërsisht 323 vite dritë larg, që i bie se ne e shohim në histori, sepse ka gjasa që ka eksplodu para 100 viteve, por ne ende e shohim dritën si ka qenë para eksplodimir. Pra do duheshin edhe 223 vite me kuptu që ka eksploduar dhe nuk ekziston më.
Kurse në foto e publikuar shohim galaksi me miliarda vite dritë larg, që do t’na duhej udhëtim me shpejtësi të dritës me miliarda vite për me shku n’vend, e që për ne sot është e pakapshme. Edhe sikur t’arrinim me udhëtu me shpejtësinë e dritës, që duket e paarritshme, prapë është shumë shpejtësi e ngadalshme në raport me universin.
Ditëve në vijim James Web Telescope pritet me publiku edhe foto tjera që do të jenë magjike për syrin, e jashtëzakonisht të dobishme për shkencën!
Mirëmëngjesi!!!
Por, deputeti i respektuar i Vetëvendosjes, zoti Jahja Kokaj, nuk ka ende ndonjë mendim të shprehur lidhur me imazhin që na erdhi nga teleskopi Webb.
Një publikim i fundit i z.Kokaj, është një fotografi e ylberit, një dukuri megjithatë e atmosferës. Dhe me ylberin, zoti Kokaj i mëshon idesë së përdorimit të termeve të huaja nga deputetët në Kuvend, për ç’gjë, e përkrahim.
Kokaj shkruan:
Sot fotografova ylberin, i cili shihet në formën e një harku.
Kjo më kujtoi shumë folës në kuvend që përdorin “harkun e kohor”.
Më shqetëson fakti që shumë folës atje përdorin fjalë të huaja, apo terminologji shkencore si: koherencë, frekuencë, komplementare, impakt. discrapance, efiçencë energjetike, korrelacion, implosion, target, hark kohore e shumë të tjera, me të cilat konfuzojnë atë që duan të shprehin, duke mos ditur kuptimin e terminologjisë që përdorin.
Ndaj ketu dua te iu sqaroj:
Njesia matese e kohes nuk eshte e njejte me njesine matese te harkut.
Munde te behet konvertimi ne permes:
1 ore kendore= 15 shkalle
Ne nj. SI, 1 ore kendore eshte π/12 radian
1 shkalle te konvertohet ne radian duhet te pjestohet me 57.2958 duke fituar:
1 Shkalle = 0.01745329 Radian
1 shkalle e harkut eshte 1/360 pjese e rrotullimit (revolucionit)
Ne nj. SI, 1° eshte π/180 radian.
RIKUJTOJMË: Imazhi i parë nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s me vlerë 10 miliardë dollarë u zbulua më 11 korrik, duke i lejuar njerëzimit të shikojë më afër agimin dhe dhe skajin e universit.
Teleskopi zbuloi imazhin më të qartë ndonjëherë të universit të hershëm, që shkon 13 miliardë vjet më parë, tha NASA.
Administrata Kombëtare amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) lansoi më 25 dhjetor teleskopin e vlefshëm 9 miliardë dollarë, i cili mundëson qasjen më të thellë në univers deri më tash.
Imazhi i publikuar zyrtarisht në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Joe Biden, do të pasohet më 12 korrik nga zbulimi i katër shkrepjeve të tjera galaktike nga teleskopi.
Imazhi fillestar, i cili paraqet qindra njolla, vija, spirale dhe rrotullime me ngjyrë të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuqe, është vetëm “një pikë e vogël e universit”, tha administratori i NASA-s, Bill Nelson.
Imazhet që do të publikohen më 12 korrik përfshijnë një pamje të një planeti gjigant të gaztë jashtë sistemit tonë diellor, imazhe të një mjegullnaje ku lindin dhe vdesin yjet, dhe një përditësim të një imazhi të pesë galaktikave të grumbulluara fort që kërcejnë rreth njëra-tjetrës.
Teleskopi hapësinor, më i madhi dhe më i fuqishmi në botë, u nis në dhjetor 2021 nga Guiana Franceze në Amerikën e Jugut.
Ai arriti në vendin e tij të vëzhgimit rreth 1.6 milionë kilometra nga Toka në janar.
Të gjitha instrumentet mbrohen dhe mbahen të freskëta nga një mbulesë dielli me madhësinë e një fushe tenisi.
Webb është rreth 100 herë më i ndjëshëm sesa teleskopi Hubble, paraardhësi i tij, dhe pritet të bëjë transformim të madh në kuptimet shkencore lidhur me hapësirën./Periskopi

























