Connect with us

Lajme

MPB: Nëse i njihni këto huliganë, paraqitni në polici

Publikuar

Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët që nëse dikush i njeh ndonjërin nga huliganët në fotografi apo video ta paraqet në MPB, njofton Portalb.mk.

“Nëse dikush e njeh personin në video që hodhi koktejin e molotovit në drejtim të policisë dhe godinës së Kuvendit, të lajmërojë në numrin e telefonit 192 ose në stacionin më të afërt të policisë. Pavarësisht nëse kallëzimi është anonim apo jo, punonjësit e policisë do të veprojnë dhe në rast të vërtetimit të identitetit do të merren masat e duhura ligjore ndaj autorëve”, thonë nga MPB.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK