Lajme
Liderët europianë nuk duhet të bëjnë një gabim stategjik duke lënë Ballkanin Perëndimor nën influenca që rrezikojnë demokracinë dhe përparimin e reformave

Liderët europianë nuk duhet të bëjnë një gabim stategjik duke lënë Ballkanin Perëndimor nën influenca që rrezikojnë demokracinë dhe përparimin e reformave.
Damon Wilson, presidenti i Fondit Kombëtar për Demokracinë (National Endowment for Democracy), tha për Ilva Taren në programin Balkans Debrief se ky është një moment kyç për rajonin.
Kjo është një krizë që nxjerr në pah sigurinë europiane dhe nëse ka një thirrje urgjente për veprim, koha është tani” – është shprehur Wilson.
Megjithatë dritarja e hapur europiane për Ballkanin Perëndimor rrezikon të mbyllet. Sipas Wilson liderët europianë nuk po bëjnë sa duhet për të mbështetur Ballkanin Perëndimor.















