Connect with us

Shëndetësi

Latifi në Austri flet për rëndësinë e “kthimit të trurit” për të kontribuar në shëndetësinë e Kosovës

Publikuar

më

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi, u takua sot me kryetarin e Landit të Steiermarkut të Austrisë, Christoph Drexler, dhe me kryetaren e komunës së Grazit, Elke Kahn, ku temë diskutimi ishte bashkëpunimi midis sistemeve shëndetësore respektive.

Pjesë e delegacionit të Republikës së Kosovës, pjesëmarrës në takim ishte edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Lulzim Pllana.

Në këtë takim, i cili u zhvillua në vazhdën e vizitës zyrtare në Austri, bëhet e ditur se Latifi kërkoi nga Drexler bashkëpunim dhe përkrahje për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë. Ai po ashtu shtoi se sistemi shëndetësor në Kosovë kërkon transformim të rrënjësishëm, prandaj “bashkë me ekspertët e Grazit, do të bëjmë më të mirën për shëndetësinë e Kosovës” dhe theksoi rëndësinë e “kthimit të trurit” për të kontribuar në shëndetësinë e Kosovës.

Meqë Kosova dhe Austria kanë marrëdhënie shumë miqësore, shkëmbimi i eksperiencave mes dy vendeve dhe mundësia e trajnimit të mjekëve të rinj dhe studentëve nga Kosova në Austri, sipas ministrit Latifi, është qëllimi kryesor i kësaj vizite.

Ndërkaq, kryetari i Republikës së Steiermarkut, Christoph Drexler, falënderoi ministrin Latifi për këtë takim, duke thënë se Kosova si vend është i rëndësishëm për Austrinë dhe Grazi është i interesuar për të bashkëpunuar dhe ndihmuar.

Po ashtu në takimin me kryetaren e komunës së Grazit, Elke Kahr, Latifi theks të veçantë i dha  interesimit për komunitetin shqiptar, bashkëpunimit mes dy vendeve, bashkëpunimit në shëndetësi dhe shkëmbimit në programet shkencore për studentët.

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri32 minutes ago

Taulant Seferi shkëlqen me dopietë në Turqi, e çon në nëntë numrin e realizimeve për këtë sezon!

Lajme2 hours ago

Seanca ku u votua ligji për Specialen, Haradinaj: Asnjë deputet s’ka pasë shans me dalë pa kry punë, jo pa gjakderdhje

Shqipëri3 hours ago

Champions League/ PSG i jep leksion Manchester City-t, spektakël me 6 gola në Angli, Haaland nuk mjafton!

Lajme4 hours ago

QKMF e Mitrovicës dhe Kosovamed Healthcare organizojnë aktivitet për muajin Tetori Rozë – muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit

Shqipëri6 hours ago

Ministri Demo viziton efektivët te Trauma, 51 policë të lënduar nga protesta: Dhuna ndaj efektivëve është e papranueshme!

Lajme7 hours ago

Detaje nga rasti i vdekjes së 46-vjeçarit që u raportua i zhdukur

Maqedoni8 hours ago

FBI zbulon gjurmët në Tetovë: 20-vjeçari dyshohet se drejtonte tregun ilegal të të dhënave!

Shqipëri8 hours ago

“Po Arkivi çfarë ju ka bërë?”- Protestuesit dogjën Arkivin e Shtetit, Vengu: Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?

Kosovë10 hours ago

Kush përfiton prej kësaj?”Çka po ndodh me protestat në Shqipëri sipas Baton Haxhiut?

Lajme10 hours ago

Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë

Maqedoni11 hours ago

Kumanovari rrah gruan dhe e kërcënon me mjet të mprehtë, arrestohet 40-vjeçari

Lajme12 hours ago

Arianit Xhaferi: “Pomllad sorabotnikat” me entuziazëm presin personin e Listës së zezë”

NA NDIQ NË FACEBOOK