Connect with us

Lajme

Ku është Albin Kurti? – Rojet e tij shijojnë pishinën kilometra larg Kryeministrit në Greqi

Publikuar

Kryeministri Albin Kurti është në vizitë zyrtare në Greqi që nga 5 korriku.

Ai është akomoduar në resortin luksoz “Grand Resort Lagonisi” në Athinë.

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti, në anën tjetër, ka zgjedhur një vend tjetër për t’i shijuar të mirat që ofron bregdeti i Greqisë.

Në bazë të disa fotografive të postuara në rrjetet sociale, ata po qëndrojnë në qytetin Sourpi, i cili është kilometra larg hotelit ku qëndron Kurti.

Në fotografitë e publikuara nga vetë ata, sigurimi i afërt dhe shoferi i Kurti shihen duke shijuar pishinën e këtij hoteli.

NA NDIQ NË FACEBOOK