Bota
Kroacia ia mbylli derën Vuçiqit

Presidenti serb Vuçiç nuk mundi të vizitonte Jasenovaçin ish-kampin e përqendrimit i krijuar në fshatin me të njëjtin emër nga autoritetet e ish-Shtetit të Pavarur të Kroacisë në Jugosllavinë e pushtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Serbia ju dërgoi një notë proteste autoriteteve kroate duke e konsideruar si të tmerrshëm vendimin e tyre për ndalimin e Vuçiç dhe paralajmëruan kundërmasa.
Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grliç Radman, deklaroi se Kroacia nuk ishte e informuar zyrtarisht për vizitën e Vuçiç ky nuk ishte një udhëtim për në det.