Connect with us

Lajme

Kovaçevski: Nga deputetët pres që të mendojnë për shtetin dhe qytetarët, jo vetëm për partinë

Publikuar

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në intervistë për AIM tha se pa pëlqimin e të dyja palëve, si Shkupit ashtu edhe Sofjes, nuk mund të ketë ndryshim në asnjërën nga pikat e protokollit.

I pyetur nëse ka pasur një pasqyrë të këtij dokumenti, nëse ka fare një protokoll të harmonizuar, kur opinioni do të mund të ketë një pasqyrë në të, Kovaçevski nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë, por ka theksuar se ajo që është e rëndësishme të dihet për protokollin është se ai punohet në bazë të reciprocitetit.

“Ne insistojmë në këtë. Kjo do të thotë se detyrimet apo detyrat që ne dhe Bullgaria do t’i vendosim vetes si dy shtete, në mënyrë dypalëshe, janë të vlefshme për të dyja palët. Askush nuk ka mandat të pranojë kërkesa të njëanshme dhe nuk mund të veprojë sipas tyre. Reciprociteti si parim është bazë për çdo gjë që bëhet“, tha Kovaçevski.

Ai thotë se protokolli është në fakt procesverbali i një takimi mes ministrive të punëve të jashtme, një dokument dypalësh që nuk kushtëzon kuadrin e negociatave.

Në fakt, protokolli nuk përmendet as në kornizën e negociatave. Aq më tepër, protokolli konfirmon se nuk është i lidhur dhe nuk kushtëzon fillimin e negociatave. Për këtë apeloj që të mos spekulohet për përmbajtjen dhe rëndësinë e këtij dokumenti“, thotë kryeministri.

Ai shton se çështjet historike janë në juridiksionin e Komisionit Historik, i cili, siç tha ai, funksionon plotësisht në mënyrë autonome.

Ne as nuk ndërhyjmë në punën e tyre dhe as nuk planifikojmë të ndërhyjmë. Ata janë profesionistë dhe duhet ta kryejnë punën e tyre me profesionalizëm dhe përgjegjësi, siç kanë bërë deri tani. Ne si Qeveri, si institucione relevante, pas përfundimit të procesit në Komision, e bëjmë hapin e fundit përmes zbatimit të marrëveshjes më parë”, thotë Kovaçevski.

Ai shtoi se opinioni duhet të jetë i sigurt se në të gjitha pjesët e procesit udhëhiqet nga interesat e shtetit, respektojnë Rezolutën e Kuvendit, kujdeset që identiteti ynë dhe gjuha maqedonase të mbrohet dhe ruhet.

The post Kovaçevski: Nga deputetët pres që të mendojnë për shtetin dhe qytetarët, jo vetëm për partinë appeared first on InfoShqip.com.

Lajme27 seconds ago

Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada

Maqedoni18 minutes ago

MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie

Maqedoni30 minutes ago

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Kosovë33 minutes ago

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

Lajme40 minutes ago

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Kosovë40 minutes ago

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Maqedoni1 hour ago

Standard i dyfishtë, Mickoski në Shkup kërkonte respektimin e ligjit, në Shqipëri në prezencë të tij nuk u ekzekutua himni shqiptar

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave

Maqedoni2 hours ago

BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lajme2 hours ago

BDI: Kaluan 24 orë, s’VLEN ende i strukur pa zë për zgjedhje të parakohshme!

Maqedoni2 hours ago

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

Shqipëri2 hours ago

Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

NA NDIQ NË FACEBOOK