Connect with us

Lajme

Këshilla e ambasadorëve: Kompromiset të vështira, por “propozimi francez” betonon dhe garanton gjuhën dhe identitetin maqedonas

Publikuar

më

Këshilli i Ambasadorëve konsideron se është e një rëndësie vendimtare për të ardhmen, stabilitetin dhe prosperitetin, që vendi të përballet me sfidat dhe të ecë me guxim drejt Bashkimit Evropian.

“Në të kaluarën, duke filluar me mbajtjen e referendumit të pavarësisë, pastaj me hyrjen e vendit tonë në OKB nën referencë, përmes miratimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe reformave që pasuan në vend, si dhe miratimit të Marrëveshja e Prespës, qytetarët tanë, inteligjenca e avancuar, partitë politike dhe lidershipi dhe OJQ-të kanë marrë vendime korrekte dhe historike që kanë hapur rrugën për integrimet tona euroatlantike”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Ambasadorëve.

Nga atje thonë se është e nevojshme të pranohet kompromisi evropian sepse është një hap i rëndësishëm që do ta afrojë Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit në BE dhe kështu do të tejkalohet bllokada nga Bullgaria.

“Jemi të vetëdijshëm se kompromiset ndonjëherë janë lëshime të dhimbshme, jemi të vetëdijshëm se në negociatat diplomatike asnjëherë nuk arrihet kënaqësia absolute nga asnjëra anë, por më e rëndësishmja për qytetarët tanë është se me “propozimin francez” betonohet gjuha dhe identiteti maqedonas nga ana e BE-së”, thonë nga Këshilli i Ambasadorëve.

Në letër, ata thonë se janë të bindur se BE-ja dhe institucionet e saj do të respektojnë kriteret dhe vlerat evropiane dhe nuk do të lejojnë imponimin e interpretimeve të mundshme shtesë të kompromisit vështirë të arritshëm.

Ndryshe, propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor, pas së cilës kryeministri Kovaçevski njoftoi proces të gjerë konsultimi me koalicionin qeveritar, presidentin e vendit, Parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil, ekspertët dhe publikun e gjerë në vend.

Së fundmi në Bullgari, ra Qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, çka rëndoi edhe më tej krizën politike në Bullgari. Në Samitin e BE-së, Bullgaria nuk e kishte hequr veton, pasi parlamenti duhej të miratonte propozimin francez dhe për rrjedhojë edhe të hiqte veton. Por pas Samitit, gjegjësisht më 24 qershor të këtij viti propozimi i Macronit kaloi në Parlamentin bullgar, që nënkuptonte heqjen e vetos nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht edhe heqjen e pengesës për Shqipërinë për vijimin e mëtejshëm të procesit integrues në BE.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

The post Këshilla e ambasadorëve: Kompromiset të vështira, por “propozimi francez” betonon dhe garanton gjuhën dhe identitetin maqedonas appeared first on InfoShqip.com.

Maqedoni8 minutes ago

Përparim Bajrami doli nga paraburgimi! Avokati Millanov thotë se nuk ka pasuri në emër të tij: Garancia e ofruar është patundshmëri e babait të tij dhe një të afërmi

Shqipëri38 minutes ago

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

Maqedoni42 minutes ago

Venera Azizi: Bllokohen edhe 104 faqe të bixhozit online, numri arrin në 462

Lajme2 hours ago

Raporti i BE’së për Shqipërinë: Protestat nisën për mjedis, u shndërruan në lëvizje kundër korrupsionit, palët të angazhohen në dialog

Lajme2 hours ago

Ministria për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive nis koordinimin për festat e nëntorit

Lajme2 hours ago

Adnan Azizi takon zëvendësambasadorin francez Philippe Marcheto, në fokus reformat dhe integrimi evropian

Maqedoni3 hours ago

Rrugët e Maqedonisë marrin ende jetë: 84 të vdekur për dhjetë muaj, synohet përgjysmimi i viktimave

Lajme3 hours ago

Bekim Sali: Reformat marrin vlerësim nga KE-ja, tani synohen më shumë përfitime për qytetarët

Shqipëri3 hours ago

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

Lajme3 hours ago

Përparim Bajrami doli nga burgu i Shutkës, ja çfarë pasurie la si garancion?

Kosovë4 hours ago

E dhimbshme: ‘Babanë s’e kam parë kurrë’, rrëfimi i Flakës pas identifikimit të mbetjeve mortore të Fatmir Fazlijës

Lajme4 hours ago

Pensionistët nuk mund ta transferojnë pensionin në një bankë tjetër pa shlyerje nga Alta Banka, ndërsa sportelat janë të mbyllura

NA NDIQ NË FACEBOOK