Connect with us

Lajme

Kalon rezoluta kundër raportit të Dick Martyt

Publikuar

më

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka votuar të enjten e 21 korrikut projektrezolutën mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.

Ajo kaloi me 125 vota pro.

Projektrezoluta fillimisht u depozitua nga Partia Socialiste kundër raportit të Dick Marty-t, me titull “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i organeve në Kosovë”.

Mbi bazën e këtij raporti janë ngritur edhe akuza kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët gjenden në Hagë duke u përballur me aktakuzat.

Duke shqyrtuar raportin, në vijim të rrjedhës logjike, në dokument po ashtu shtohet se të gjitha pretendimet e ngritura nga Dick Marty në raport janë të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte.

Për rrjedhojë, ato duhet të cilësohen si të tilla nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

“Për këtë qëllim propozojmë këtë ‘Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri’”, vijohet më tej.

Dërgimi në KE

Rezoluta do t’i dorëzohet në shtator Këshillit të Evropës, të cilit i kërkohet të distancohet nga akuzat e pa provuar nga hetimet ndërkombëtare sepse 11 vite pas hartimit të raportit, asnjë nga pretendimet e ngritura prej tij nuk është vërtetuar.

Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i kërkohet nëpërmjet dokumentit të realizojë një raport vijues dhe të rishikojë rezolutën.

Gjithashtu i kërkohet Qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi.

Në projektrezolutë përsëritet thirrja për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me Mekanizmin Ndërkombëtarë për kryerjen e funksioneve të mbetura të gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit të saj.

 

Reagimi i kryeministrit në Kuvend

Krenari më të madhe të shqiptarëve se sa lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka sipas kryeministrit Edi Rama dhe raporti i Dick Martyt mbi krimet e luftës në Kosovë, e ka njollosur gjakun e Adem Jasharit, i cili ka dhënë jetën për atdheun.

Në një fjalë në Parlamentin e Shqipërisë, kreu i Qeverisë theksoi se që prej Ibrahim Rugovës dhe deri tek Hashim Thaçi, lufta e UÇK-së, është ajo që i vlerë krenarisë së shqiptarëve.

“Ne po bëjmë kaq pak, për atë shumë gjë që Thaçi ka bërë për Kosovën”, tha Rama nga foltorja e Kuvendit, duke mbrojtur rezolutën e Partisë Socialiste kundër raportit të Dick Martyt, e cila synon të çojë në Këshillin e Evropën një kërkesë për zhbërjen e tij.

Ky raport, ka dërguar prapa hekurave pa akuzë, ish-krerë të UÇK-së, përfshi edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Është një rast unikal sipas Ramës ajo çfarë ka ndodhur me Thaçin dhe shqiptarët nuk duhet ta lejojnë atë çfarë po ndodh.

 

Shqipëri3 minutes ago

Skandali| Kufizimet amerikane rrezikojnë pjesëmarrjen e bukurosheve afrikane në Miss Universe

Maqedoni48 minutes ago

Mexhiti dhe Sylejmani në Ankara: Dakordohet bordi këshillëdhënës për restaurimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Lajme1 hour ago

Rizvanolli flet përsëri për ditë të vështira që po vijnë, fajin ia lë Hormuzit

Lajme2 hours ago

Zëvendësdrejtori i Kadastrës, Amet Ziberi, i kundërpërgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit janë punësuar 8 shqiptarë

Lajme2 hours ago

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

Shqipëri3 hours ago

Fantazma e kandidatëve të protestës

Lajme3 hours ago

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

Lajme3 hours ago

Pas denoncimit të këshilltarëve të VLEN-it dhe AKI-së Inspektorati i Gjuhëve kryen inspektim urgjent në Butel

Lajme4 hours ago

Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

Lajme4 hours ago

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me One Stop Shop, BDI-ja iku nga votimi i marrëveshjes

Maqedoni5 hours ago

Blerim Abazi publikon shifrat e punësimeve në shëndetësi në Kumanovë: 105 maqedonas dhe 61 shqiptarë

Lajme5 hours ago

Apeli nuk ia pranon kërkesën Rozeta Hajdarit për rrëzimin e aktakuzës, rasti shkon në gjykim

NA NDIQ NË FACEBOOK