Connect with us

Lajme

Hekurudha që rrezikon banorët Dërvenit/ Persona të panjohur dëmtojnë dhe vjedhin shenjat e komunikacionit

Publikuar

Në këtë video shihet se si një person i panjohur po dëmton kutinë e sinjalistikës së hekurudhës.

Ky është kryqëzimi i rrugës dhe hekurudhës në Radushë. Përveç që nuk funksionojnë semaforët aty nuk ka as tra, me çka vazhdimisht rrezikohet jeta e qytetarëve të cilët kalojnë aty. Madje më herët aty ka pasur edhe aksidente fatale. Por jo vetëm në Radushë, njësoj është edhe te kalimet në Kondovë dhe Rashçe.

“Sepse ka pasur raste tragjike në hekurudhë, edhe ato që janë të vendosura që quhen semaforë, shumë shpesh prishen dhe nuk funksionojnë, ka shumë raste dmth ose nuk funksionojnë fare ose funksionojnë në të kundërtën, nonstop sinjalizon që është duke ardhur treni, por faktikisht nuk ka tren.”- thotë një qytetar.

“Pyetje – Kur ju kanë thënë që do t’i lëshojnë? –S’kemi përgjigje, përgjigje të saktë nuk kemi, bëhet bëhet dhe asgjë.”- thotë një tjetër.

Ndihmësdrejtori i Infrastrukturës së Hekurudhave të Maqedonisë, Boro Radeski, për TV21 tha persona të panjohur, përveç që po i dëmtojnë edhe po i vjedhin shenjat e komunikacionit. E se kur do të vendose tra tha se për momentin nuk mund të tregon.

“Për momentin nuk mund t’iu tregoj, sepse çdo ditë ka vjedhje në te gjitha vendkalimet rrugore dhe vjedhjet e fundit janë kaq të mëdha, të bëra me dëme material të mëdha, ku për momentin nuk mund t’i mbulojmë. Por në një afat të shpejtë do të kemi sukses t’i lëshojmë në funksion.”- deklaroi Boro Radevski Ndihmës Drejtor i Infrastrukturës së Hekurudhave Të Maqedonisë

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti shprehet i habitur se pse dëmtohen shenjat, ndërkohë thotë se së shpejti do të merr masa për t’i rregulluar.

“Fatkeqësisht ne kemi pasur sinjalizim dhe kemi vendosur më herët, janë dëmtuar, arsyet nuk i di kush, si, çka, por realisht janë dëmtuar, tani i kemi në program në bashkëpunim me hekurudhat dhe këto tre pikat në Radushë, Rashçe dhe Kondovë do rregullohet kjo çështje.”- pohoi Blerim Bexheti Kryetar 9 Komunës Së Sarajit.

Ndryshe në këtë periudhë treni nuk funksionin për udhëtar, por vetëm për mallra.

Maqedoni35 minutes ago

Labinot Tahiri i del në ndihmë djalit të Shpat Kasapit: Nga çdo dasmë do të ndajë nga 150 euro për Roelin

Shqipëri1 hour ago

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

Lajme2 hours ago

Kërkesa publike e Bardhyl Mahmutit: PDK-ja të mbështesë propozimet e LV-së për krijimin e institucioneve, me kusht zhbërjen e Speciales

Maqedoni2 hours ago

Komuna e Gostivarit ka ndarë 600 mijë denarë për t’u përballur me epideminë

Maqedoni3 hours ago

Arrestohen shkupjanët që përdhunuan shtetasen serbe

Shqipëri4 hours ago

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Lajme5 hours ago

Kurti takohet me ambasadorin turk: Turqia, një prej shteteve që Kosova bashkëpunon shumë në mbrojtje e tregti

Maqedoni6 hours ago

Dy kilometërshi i parë i autostradës Shkup – Bllacë, fatal për tre shtetas nga Kosova

Lajme6 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shqipëri6 hours ago

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Lajme7 hours ago

OVL-UÇK dënon fushatën serbe ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, kërkon shmangien e udhëtimeve nëpër Serbi

Lajme8 hours ago

Nis asfaltimi i rrugës nga Reçica e Madhe deri te autostrada, Qamili: Banorët e prisnin këtë projekt prej dekadash

NA NDIQ NË FACEBOOK