Connect with us

Sport

Grand Prixi i Hungarisë: Ferrari zhgënjen përsëri, tjetër fitore për Verstappen

Publikuar

Piloti i Red Bull, Max Verstappen ka bërë një gjë të paparë sot gjatë Grand Prixit në Hungari.

Verstappen ishte në vendin e 10-të vazhdimisht, por arriti të rikthehej në fund duke e fituar këtë garë, njofton Klankosova.tv.

Lewis Hamilton përfundoi në vendin e dytë, derisa George Russel në vendin e tretë.

Ndërkohë Carlos Sainz në vendin e katërt, teksa top pesëshen e mbylli Sergio Perez.

Gara në Grand Prixin e Hungarisë filloi me një ritëm të shpejt, me Russellin, që dukej se ishte në formë të mirë, pasi në pjesën më të madhe të mapave ishte në vendin e parë, por që i mungoi ritmi në fund, gjë që bëri të përfundoj në vendin e tretë.

Hamilton suprizoi me një garë fantastike që nuk është parë këtë vit, duke përfunduar në vendin e dytë.

Ndryshe në renditje, Verstappen është në vendin e parë me 258 pikë, në pozitën e dytë Leclerc 178 sosh, Perez në vendin e tretë me 173 pikë të grumbulluara. /Klankosova.tv/

The post Grand Prixi i Hungarisë: Ferrari zhgënjen përsëri, tjetër fitore për Verstappen appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK