Lajme
Gjoba ndaj bizneseve që po e deklarojnë bukën më të madhe se sa pe shesin

Inspektorati Qendror i Tregut së bashku me Agjencinë e Metrologjisë dhe inspektorët komunal të tregut kanë kryer verifikime të peshoreve nëpër furrat e bukës dhe gjithashtu verifikimin e peshës së bukës.
Bëhet e ditur se janë shqiptuar gjoba ndaj 3 bizneseve të cilave nuk u përputhej pesha e deklaruar e bukës si dhe ndaj 5 bizneseve të cilat kishin peshoret e pa verifikuara.
Inspektorati Qendror i Tregut ka njoftuar se do të vazhdojë inspektimet në terren me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit dhe eleminimin e praktikave të padrejta tregtare./Periskopi/




















