Lajme
Digjet tërësisht një veturë në Podujevë, dyshohet se shpërtheu një bombolë gazi

Një veturë është djegur tërësisht në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës.
Sipas pamjeve shihet se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore dhe ato të zjarrfikësve.
Siç ka mësuar Llapi.info, dyshohet se në këtë veturë ka shpërthyer një bombole gazi – për çka kjo veturë është kapluar nga zjarri – të cilin e kanë lokalizuar zjarrfikësit.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.




















