Connect with us

Lajme

Deputetja e OBRM-PDUKM-së e gris para deputetëve letrën me propozimin francez

Publikuar

më

Deputetja e OBRM-PDUKM-së Dafina Stojanoska, sot në seancën e Kuvendit ku diskutohet për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, në shenjë revolte ka shqyer letrën në të cilin ishte pikërisht propozimi i dhënë nga presidenca franceze.

Në fjalimin e saj ajo u tha deputetëve të shumicës parlamentare se “populli thotë ‘Jo’ për asimilimin dhe se ata nuk do të diskutojnë në lidhje me këtë pikë”.

“Dua t’ju them edhe një gjë se asnjë dokument që do ta nënshkruani, votoni apo kaloni nuk do të ketë legjitimitet dhe vlefshmëri derisa të marrë nënshkrimin më të rëndësishëm dhe vulën më të rëndësishme, që është vula dhe leja e popullit maqedonas. Prandaj, sado që të provoni sot këtu të bëni dhe të thoni që jeni demokratë dhe transparentë, se keni vlera evropiane, unë mund t’ju them vetëm një gjë se ky dokument i rremë nuk është një dokument për të cilin do të debatojmë sot”.

“Unë do ta shqyej këtu para jush dhe shpresoj dhe uroj që ky zë i grisjes së letrës sa jeni gjallë t’ju shpojë veshët që keni dhe shpirtrat që nuk i keni”, u tha Stojanoska deputetëve të shumicës.

Ndryshe, pas miratimit të sotëm të propozimit francez me shumicë të thjeshtë, ai do të dërgohet në Qeveri për shqyrtim.

The post Deputetja e OBRM-PDUKM-së e gris para deputetëve letrën me propozimin francez appeared first on InfoShqip.com.

Maqedoni28 minutes ago

Nikolloski: Mbi 6 milionë euro investime infrastrukturore në Kërçovë

Shqipëri58 minutes ago

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Lajme1 hour ago

Rrahje masive mes grupeve tifoze maqedonase në Shkup, një i plagosur transportohet me urgjencë

Lajme2 hours ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni3 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri4 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Lajme5 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni5 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme6 hours ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni6 hours ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë6 hours ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri7 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

NA NDIQ NË FACEBOOK