Connect with us

Lajme

Bëhet virale fotografia e Kurtit me shefin e EULEX-it

Publikuar

Është bërë virale fotografia e kryeministrit të vendit Albin Kurtit me  shefin e misioni të EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Ëigemark, të cilët janë takuar sot, shkruan Periksopi.

Fytyrat e të dyve shihen ‘vesh me vesh’, derisa këtë takim shefi i EULEX-it e përshkruajti si ‘frymëzues’.

“Si gjithmonë, një diskutim frymëzues me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Këtë herë në margjinat e lojërave “Kosova Para Sports Games 2022”, shkroi Ëigemark në Tëitter. 

Por, nuk mund të harrohen aksionet e Vetëvendosjes në vitin 2009 kur kundërshtonin praninë e këtij misioni në Kosovë.

Pamjet kur VV-ja rrëzonte veturat e EULEX-it kanë mbetur në arkivë.

Më poshtë foto dhe videot:

NA NDIQ NË FACEBOOK