Connect with us

Sport

Ballkani ndaj La Fiorita luan me formacion të njëjtë, edhe pse e mposhti 4 me 0 (VIDEO)

Publikuar

Ndonëse jo Ballkani, Ilir Daja ka përvojë në ndeshje ndërkombëtare, prandaj edhe pse fituan të parën në San Marino 4 me 0, trajneri është i matur në deklarata, pasi ka thënë që shtabi teknik dhe gjithë futbollistët do të kenë përqendrim maksimal pasi nuk i referohen rezultatit të ndeshjes së parë në San Marino ndaj ekipit La Fiorita.

Në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Conference League, për Ballkanin njërin nga katër golat e shënoi Meriton Korenica, ku vet ai të hënën në konferencë për media tha që pret të shënoj sërish, ndërsa tha që atmosfera në klub është fantastike.

Ballkani – La Fiorita zhvillohet të martën nga ora 20.00 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Artmotion.

The post Ballkani ndaj La Fiorita luan me formacion të njëjtë, edhe pse e mposhti 4 me 0 (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK