Connect with us

Sport

Ballkani kualifikohet tutje, ia shënon 10 gola La Fioritas

Publikuar

Ballkani është kualifikuar në raundin e tretë të Conference League, pasi mposhti La Fioritan, me rezultat të përgjithshëm 10-0.

Serinë e golave e nisi Albion Rrahmani, i cili shënojë një dy golësh të shpejt, në minutën e 6’ dhe 8’. Derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Ballkani shënoi edhe tri herë, fillimisht Rrahmani kompletoi het-trickun, në minutën e 70’, derisa Leonit Abazi realizoi në të 72’, teksa dy minuta më vonë shënoi Ermal Krasniqi. Serinë e golave e mbylli Abazi, në minutën e 92’.


FT: Ballkani – La Fiorita 10-0

90′ Ka përfunduar ndeshja me fitoren e thellë të Ballkanit.

90′ Leonit Abazi shënon tjetër gol, në minutën e 92′.

74’ Ermal Krasniqi më në fund ka arritur të shënojë në ndeshjen e sotme, pasi ishte i pafatë në disa raste.

72’ Leoni Abazi ka shënuar golin e katërt për Ballkanin.

70’ Albion Rrahmani ka kompletuar het-trickun, ndaj La Fioritas, pasi shënoi golin e tretë në ndeshje.

47’ Ermal Krasniqi kurrsesi s’po mundet të shënojë, ai u shërbye mjaft mirë nga Nazmi Gripshi, mirëpo Krasniqi gjuajti mbi portë.

46′ Ka filluar pjesa e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me Ballkanin që ka epërsinë prej 6 golave në dy ndeshje dhe pothuajse e ka siguruar kalimin në tjetrin raund.

45′ Ka përfunduar pjesa e parë në mes Ballkanit dhe La Fioritas, me dy golat e Albion Rrahmanit, në minutën e 6’ dhe 7’.

 

42′ Ermal Krasniqi e pati një mundësi të artë që të shënonte për 3-0, por pasi e kaloi edhe portierin, nuk arriti të shënojë duke e goditur traversën.

25′ Ballkani nuk po ndalon sulmet e furishme ndaj La Fioritas, pavarësisht që kanë shënuar 6 herë në dy ndeshjet, derisa skuadra nga San Marino, po mundohet me disa iniciativa të lehta, por që pa rrezikuar portën e ekipit kosovar.

7′ Skuadra nga Suhareka ka shënuar prapë, me të njëjtin lojtar, Albion Rrahmanin.

6′ Ballkani ka kaluar në epërsi, me Albion Rrahmanin, që shënoi pas një aksioni të bukur.

1′ Ka filluar ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri”.

 

 

The post Ballkani kualifikohet tutje, ia shënon 10 gola La Fioritas appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK