Connect with us

Lajme

Arsovska: Taravari mund të merr vendime për kuadrot në Gostivar, jo në Shkup

Publikuar

më

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, i është përgjigjur sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili sot tha se ASH do të ndërpres bashkëpunimin me Arsovskën në Qytetin e Shkupit, përcjell TV21. Arsovska thotë se Taravari është kompetent për vendosje të kuadrove në Gostivar, e jo në Shkup.

“Nuk e kuptoj mendjemadhësinë dhe komentet e zotit Taravari, duke qenë se bashkëpunimi ynë ka përfunduar qysh dje. Ai personalisht mund të marrë vendime për kuadër në Gostivar, jo në Shkup. Nuk ka asnjë arsye për të bashkëpunuar me një person që sulmon, që nuk ka busull etike, që justifikon çdo formë dhune dhe sulmi me armë zjarri si në incidentin e djeshëm dhe nxit tensionet ndëretnike. Shkupi është qytet i bashkëjetesës, solidaritetit, në të cilin bashkëqytetarët tanë duhet të jetojnë të qetë dhe të sigurt dhe të respektojnë njëri-tjetrin”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga Qyteti i Shkupit.

Paraditen e sotme, ne nje prononcim per nje media ne gjuhen maqedonase, Taravari tha se ASH do të ndërpres bashkëpunimin me Danella Arsovskën në Qytetin e Shkupit pas shkarkimit të drejtorit të Higjienës Komunale, Zudi Enuzi-Koka.

“Unë nuk e justifikoj përdorimin e armëve, por ishte një provokim. Prishja e një hoteli, dhe nuk e kuptoj pse pikërisht ai hotel, është provokim. Por njerëzit ndonjëherë reagojnë emocionalisht. Kështu do të reagonin edhe të tjerët. Sulmi në hotel u raportua në polici. Enuzin e ka shkarkuar kryetarja, e jo VMRO-DPMNE”, tha Taravari.

Shqipëri19 minutes ago

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Lajme1 hour ago

Avokati i Liridona Ademajt: Murselit dhe Plavës do t’u konfirmohet burgimi i përjetshëm, Kokalla u privilegjua deri në fund të procesit

Lajme2 hours ago

Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara

Maqedoni3 hours ago

Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Shqipëri3 hours ago

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Lajme4 hours ago

Dëshmia për Lotarinë: Bajrami e quante Artan Grubin “shef”

Lajme4 hours ago

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Maqedoni5 hours ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme6 hours ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

Shqipëri6 hours ago

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

Lajme6 hours ago

Albi Qamili: Propaganda e viktimizimit nuk kalon, nuk mbulohet krimi me defokus

Lajme7 hours ago

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

NA NDIQ NË FACEBOOK