Connect with us

Lajme

Zjarri në Astir/ Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë një fëmijë

Published

on

Këto janë momentet ku ekipet zjarrfikësi evakuojnë banorët nga pallati në Astir, i cili u përfshi nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit sot.

Nga pamjet duken zjarrfikësit të cilët nëpërmjet shkallës se emergjencës nxjerrin banorët nga pallati.

Zjarri në Astir/ Momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë një fëmijë

Si pasojë e zjarrit janë lënduar tetë banorë, të cilët janë shkuar për mjekim në spital. Pasi kanë marrë ndihmën mjekësorë janë larguar nga spitali.

Sipas policisë zjarri ka shpërthyer në garazhin e pallatit në , në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

g.kosovari

 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media