Connect with us

Bota

Zelensky paralajmëron se Rusia do të rrisë sulmet këtë javë

Published

on

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se Rusia do të rrisë sulmet gjatë kësaj javë ndërsa liderët e Bashkimit Evropian pritet të marrim vendimin në lidhje me anëtarësimin e vendit në BE.

Moska nga ana tjetër ka paralajmëruar kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por udhëheqësit perëndimorë kanë qenë kryesisht mbështetës të ofertës.

Në fjalimin e tij mbrëmjen e djeshme Zelensky tha: “Natyrisht, këtë javë duhet të presim nga Rusia intensifikimin e aktiviteteve të saj armiqësore. Ne jemi duke u përgatitur. Jemi gati.”

Presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar tha se ai nuk kishte “asgjë kundër” aplikimit të Ukrainës, por anëtarësimi i Ukrainës do të ndikonte në synimet e Moskës për të mbajtur fqinjin e saj jashtë sferës së ndikimit të Perëndimit, raporton The Guardian.

Udhëheqësit e BE-së do të shqyrtojnë ofertën e Ukrainës në një samit të enjten dhe të premten, por ekzekutivi i BE-së – Komisioni Evropian ka rekomanduar që ajo të vazhdojë.

Megjithatë, mund të duhen vite për përfundimin e procesit./GazetaSinjali/

NA NDIQ NË FACEBOOK