Connect with us

Lajme

Tupançeski: Propozimi francez të shqyrtohet me kujdes

Published

on

Ministi i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski tha se propozimi francez duhet të shqyrtohet me kujdes sepse situata në Bullgari tani paraqitet ndryshe pas rrëzimit te qeverisë së Petkovit.

“Votimi i mosbesimit të Qeverisë së Bullgarisë është një moment i ri, propozimi francez të shqyrtohet me kujdes”, tha Tupançeski.

Duke folur lidhur me votimin e mosbesimit të Qeverisë bullgare, në televizionin Alfa, Tupançeski tha se nevojitet të presim si do të zhvillohen punët.

“Është fakt që shteti ynë u tregua kooperativ për arritjen e qëllimeve më të larta, megjithatë është fakt se në disa raste ka humbur ajo që është premtuar, nëse kjo do të ketë refleks më të gjerë, implikim lidhur me ngjarjet e deritanishme thënë kushtimisht, që ishin midis shtetit tonë dhe partnerëve evropianë dhe të tjera, do të shohim si do të jetë! Ky është një moment i ri, të presim si do të zhvillohen punët, informacioni sapo u plasua se është votuar mosbesim në Bullgari, të mos i lidhin direkt dy segmentet, njëri segment ishte Marrëveshja e Prespës dhe ky është segmenti i dytë, e tërë kjo është në arritjen e qëllimeve më të larta”, deklaroi Tupançeski.

Kujtojmë se përpara rrëzimit të qeverisë bullgare, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë përmes nje deklarate tha se më datë 23 qershor nuk do të mbyllet çështja me Maqedoninë pasi akoma shumë pika duhet diskutuar dhe shqyrtuar me kujdes.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media