Connect with us

Lajme

Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, policia apel shoferëve: Ja rrugët alternative!

Publikuar

Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrugore e Tiranës iu ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët alternative për të hyrë në kryeqytet.

Bëhet fjalë për rrugët alternative: Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit) dhe Elbasan-Tiranë.

“Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.
Kthehu ? në shtëpi ? i sigurtë ???, respekto ✅ rregullat e qarkullimit rrugor ?❌✅⚠?”, thuhet në njoftimin e policisë.

/a.r

NA NDIQ NË FACEBOOK