Connect with us

Lajme

RMV, shtrenjtohen sërisht biletat ndër-urbane, studentët e ekspozuar ndaj harxhimeve më të mëdha

Publikuar

më

Rritja e çmimit të derivateve që vijoi pasi Qeveria vendosi të mos i vazhdojë masat antikrizë, u reflektua edhe ndaj biletave ndër-urbane te disa transportues të relacionit Tetovë – Shkup, Gostivar – Tetovë si dhe Gostivar – Shkup, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Udhëtarët që udhëtojnë nga Tetova në Shkup me linjën e autobusëve të Euro – turistit – Gostivar prej dje në vend se 160 denarë, paguajnë 190 denarë për një biletë. Relacioni Gostivar – Shkup më herët ka qenë 250 denarë, ndërsa nga sot kushton 300 denarë.

“Ne jemi të detyruar t’i shtrenjtojmë biletat për shkak të rritjes së çmimit të derivateve, që ditëve të kaluara janë shtrenjtuar për pothuajse 10 përqind”, thonë për Metanga Euro Turist Gostivar.

Tani për tani, Euro Turisti është transportuesi i vetëm që ka shtrenjtuar biletat, nga stacioni i autobusëve në Tetovë thonë se, të gjithë transportuesit veprojnë në mënyrë të ndryshme në lidhje me çmimet e biletave.

“Siç ka ndodhë edhe më herët, transportuesit privat vet vendosin kur dhe për sa t’i shtrenjtojnë biletat për linjat ndërurbane”, thonë nga Stacioni i autobusëve Tetovë.

Rritja e çmimeve ndikon në mënyrë direkte dhe negative ndaj gjendjes financirare të studentëve.

“Tani çmimi i biletës për në Shkup dhe në kthim është dyfish nga para rritjes së parë, që do të thotë nëse më herët kemi shkuar dhe jemi kthyer për 240 denarë, nga sot ajo kushton 380 denarë. Kjo me të vërtetë nuk është e drejtë ndaj studentëve që çdo ditë udhëtojnë në kryeqytet”, deklaroi një studente për Meta-n.

Një tjetër studente tha se, edhe pse tani bëhet fjalë vetëm për një transportues, të tjerët do të ndjekin shembullin e tij.

“Mendoj se, nëse bëj përllogaritje për të hollat që i jap për transport do të mund të marr një banesë me qira dhe të zhvendosem në Shkup. Nuk e di çfarë mund të themi më shumë, situata po del jashtë kontrollit dhe nuk do të më habiste edhe të tjerët të veprojnë njësoj”, tha ajo.

Paraprakisht, nga 15 shkurti, u shtrenjtuan çmimet e biletave të autobusëve për linjat ndër-urbane në Maqedoninë e Veriut, duke shkaktuar shqetësim serioz te studentët, punëtorët e gjithë qytetarët që janë shfrytëzues të transportit.

Shqipëri20 minutes ago

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

Lajme1 hour ago

Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Maqedoni2 hours ago

3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet

Shqipëri3 hours ago

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

Lajme4 hours ago

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Lajme4 hours ago

Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb nis edicionin me kërkimfalje: Për vite me radhë nuk e kemi përmbushur misionin tonë

Lajme5 hours ago

Zv/ministri Sulejmani: Pas 58 vitesh hapet rruga që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip

Lajme5 hours ago

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

Maqedoni5 hours ago

Sulejmani sqaron detajet: 12 lëndët teorike të provimit të jurisprudencës do të jenë në gjuhën shqipe

Shqipëri6 hours ago

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

Lajme6 hours ago

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

Lajme7 hours ago

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi

NA NDIQ NË FACEBOOK