Connect with us

Lajme

Regjistrohen 163 raste të reja me virus

Publikuar

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 163 raste të reja Covid-19, nga 992 testime të bëra, përcjell TV21. Janë regjistruar 110 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërsa sipas sistemit “Termini im”, janë regjistruar dy viktimë me diagnozë Covid-19, që kanë ndërruar jetë me datë 05.06.2022. Sipas MSh-së bëhet fjalë për dy persona nga Shkupi të moshës 68 dhe 73 vjeçe.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 314.018, numri i të shëruarve është 303.893, numri i të vdekurve është 9.325 dhe numri i rasteve aktive është 800.

NA NDIQ NË FACEBOOK