Connect with us

Kosovë

Rama shkakton të qeshura: Prej se ka ardhur VV-ja, janë zvogëluar edhe shkronjat në dokumente

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dhënë dy vërejtje publike Qeverisë së Kosovës lidhur me protokollin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive.

Kryeministri Rama u ankua për shkronjat e zvogëluara në shkresat e mbledhjes së përbashkët. Këtë fakt, ai e ndërlidhi me Lëvizjen Vetëvendosje për të cilën tha se është një forcë qeverisëse “shumë e kujdesshme për harxhimet buxhetore”.

“Do na lejohet që të bëjmë edhe vërejtje këtu sepse mbledhje pune është: që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë këto shkronjat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre [qesh]… sepse tanimë është fakt i njohur që Vetëvendosje është një forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për harxhimet buxhetore”, tha Rama.

Vërejtjet nuk i kurseu edhe për shefen e protokollit të Qeverisë së Kosovës, Senaj Shala.

“Shefja e protokollit të Albinit është një grua por këtu ka vendosur një burrë para një gruaje, kështu që ne e respektojmë protokollin”, deklaroi Rama.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media