Lajme
Qeveria Kurti s’po i përfshinë në pagën minimale, veterani largohet nga Kosova

Pasi Qeveria Kurti nuk i përfshiu në ligjin e pagës minimale, veteranët përveç protestave kundër qeverisë ata tani edhe po largohen jashtë Kosovës.
Naser Berisha, ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është njëri nga ata që u nis rrugëve të kurbetit.
Ka qenë vajza e tij, Vijona Berisha, ajo e cila ka prekur me dedikimin që i bëri babait të saj.
“Ju Ushtria Çlirimtare e Kosoves asnjeher nuk u vlersuat,asnjeher nuk u respektuat…, andaj nuk ju mbet asgje tjeter perveq të largoheni nga vendi juaj që dhat djersë e gjak,sot ti u detyrove ta braktisesh atdheun,mundin, folenë ,vendin dhe Familjen tende, e sot duhet t’i drejtohesh gurbetit per të mbajtur familjen me para HALLALL, faleminderit babi qe nuk na ushqeve me “haram” ashtu siq vepruan të tjeret dhe po vazhdojn ende…Babi ti nuk luftove për të ikur nga atdheu yt…!” tha ndër tjera ajo.
Postimi i plotë:






















