Connect with us

Lajme

Prej nesër, në këtë periudhë kohore mos dilni në pyje dhe tokë pyjore!

Publikuar

më

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me kërkesë të NP “Pyjet nacionale” – Shkup, në pajtim me nenin 57 paragrafi 2 nga Ligji për pyjet, dha pajtueshmëri për vendosje të ndalesës së pjesërishme për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore në periudhën prej 6:00 deri më 20:00.

Ndalesa hyn në fuqi prej nesër dhe vendoset duke pasur parasysh rrezikun e rritur nga dukuria e zjarreve pyjore në ambient të hapur.

“Ndalesa e pjesërishme për lëvizje në pyje do të hyjë në fuqi prej 24.06.2022 dhe do të zgjasë deri në vlerësimin se është ulur rreziku nga paraqitja e zjarreve pyjore, përkatësisht deri në anulimin e saj”, ceket në kumtesën e “Pyjeve nacionale”.

Nga atje cekin se kjo ndalesë e pjesërishme për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore nuk vlen për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë pyjore, Qendrën për menaxhim me kriza, Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, Inspektoratin shtetëror për pylltari dhe gjueti, NP “Pyjet nacionale”, subjektet që kryejnë aktivitete ekonomike pyjore, prerje, dërgesa dhe transport të drunjve dhe sortimenteve të drurit, shërbimet profesionale të koncesionerëve të kafshëve të egra në gjueti dhe personat që kanë leje me shkrim për lëvizje në pyje.

“Lëvizja do të jetë e lejuar vetëm me leje me shkrim të dhënë nga filialet e NP “Pyjet nacionale” – Shkup për rajonin me të cilin ekonomizon/menaxhon”, ceket në kumtesë, me ç’rast shtohet se për zbatimin e ndalesës përgjegjës janë të punësuarit e NP “Pyjet nacionale” të cilët kryejnë veprimtari mbrojtje, Polici pyjore dhe MPB.

Për mosrespektim të kësaj ndalese, personave fizik të cilët do të hasen në pyje dhe tokë pyjore, në pajtim me nenin 106 të Ligjit për pyjet, do t’u shqiptohet dënim në të holla prej 1500 deri 2000 euro në kundërvlerë të denarit.

Lajme58 minutes ago

“Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

Lajme1 hour ago

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

Religjion2 hours ago

A mund ta urrejë muslimani vëllain e tij nga gjaku?

Maqedoni2 hours ago

Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë

Shqipëri3 hours ago

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Lajme3 hours ago

Sigali i Ponarit mori 500 mijë € të sigurojë dhëmbët e vettingut dhe shëndetin e trupës

Lajme4 hours ago

Hoxha pret delegacionin nga Bosnja dhe Hercegovina, në fokus pjesëmarrja e kompanive vendore në panairin ZEPS 2027

Lajme4 hours ago

Zyrtare: Suspendohen 11 zyrtarë policorë në Pejë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt

Lajme4 hours ago

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

Lajme4 hours ago

Mickoski – Rexhepit: Gjatë qeverisjes suaj, i larguat 10 mijë njerëz nga Bërvenica, ndërsa tani po u luteni të njëjtëve të kthehen dhe të votojnë mbi baza etnike

Lajme4 hours ago

Nga Tetova deri te majat e kardiokirurgjisë botërore, Omer Xhemaili flet për revistën e njohur

Maqedoni5 hours ago

Kumanovari abuzoi për 8 muaj me fëmijën nën 15 vjeç, policia ngre kallëzim penal

NA NDIQ NË FACEBOOK