Connect with us

Lajme

“Nuk do të respektojmë marrëveshje të dëmshme”. Mickoski: Marrëveshja që po bën LSDM është jokombëtare

Publikuar

më

Kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, siguron se Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga partia e tij nuk do ta respektojë marrëveshjen me Bullgarinë nëse e njëjta është e dëmshme dhe tradhtare për identitetin maqedonas.

“Këtë marrëveshje që po e bën, nëse e bën LSDM-ja, e që do të jetë asimetrik, anacional dhe që drejtpërdrejt do ta godasë identitetin nacional të popullit tim dhe të Maqedonisë nuk e kam ndërmend në të ardhmen, kur VMRO-DPMNE-ja, do të bëjë Qeveri atë marrëveshje bilaterale. Asnjëherë nuk do të pajtohem me faktin që ajo marrëveshje të futet në kornizën negociuese sepse është vegël shtesë e Bullgarisë që të na “vetoizojë” kur të dojë dhe si të dojë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Nga LSDM-ja, deputeti Martin Kostovski me akuza se Mickoski është i njëjtë si mentori i tij Gruevski, që e sheh VMRO-DPMNE-në si vegël për pasurim personal, ndërsa shton se gjithçka që ofron VMRO-DPMNE-ja dhe kreu i saj janë shkatërrimi, bllokadat dhe kërcënimet.

“Partia kriminale e vërtetuar edhe me gjykatë, VMRO-DPMNE-ja, e drejtuar nga Mickoski vepron në dëm të qytetarëve dhe dëshiron që shtetin ta kthejë prapa në regjim, varfëri dhe pasiguri. Nuk do të kenë sukses në këtë, LSDM bashkë me qytetarët nuk do të lejojë që shteti sërish të jetë peng i regjimit VMRO-DPMNE. Shkatërrimi, bllokadat e VMRO-DPMNE-së dhe Mickoskit do të mposhten sërish”, tha Martin Kostovski, deputet i LSDM.

Përndryshe, kryeministri bullgar Kiril Petkov ka kërkuar që Maqedonia e Veriut që të pranojë ta respektojë qëndrimin kornizë të miratuar në Parlamentin bullgar, bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë dhe të zbatohet Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë. Këto kërkesa për kreun e VMRO-DPMNE-së Mickoski janë më radikale se ato të Karakaçanovit, ndërsa u shpreh se nuk e di se “cili njeri normal në Maqedoni do ta pranonte këtë?!”

The post “Nuk do të respektojmë marrëveshje të dëmshme”. Mickoski: Marrëveshja që po bën LSDM është jokombëtare appeared first on InfoShqip.com.

Lajme21 minutes ago

Policia intervenoi për shishe të thyera në “Priview”, por zbuloi armë me 15 fishekë – kush është 31-vjeçari i ndaluar? (Emri)

Maqedoni2 hours ago

Tomahawk: Maqedonia e krijuar nga Tito – shtet me identitet gjeografik apo projekt politik për të frenuar shqiptarët dhe bullgarët?

Shqipëri2 hours ago

Përplasje në Myslym Shyri/ Protestuesit sulmojnë me molotovë autobotin e ujit, fshihen në rrugica për t’i shpëtuar policisë

Lajme3 hours ago

Vuçiq kundër dorëzimit të Radojiçiqit: Do të nënkuptonte njohje të Kosovës

Maqedoni4 hours ago

Filipçe kërkon dorëheqjen e Sllaveskit dhe hetim për hyrjen e Alta Bankës në Maqedoni

Lajme4 hours ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni5 hours ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë5 hours ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri5 hours ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme5 hours ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Kosovë6 hours ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Maqedoni7 hours ago

Alarm në shkollat e Tetovës: 14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari

NA NDIQ NË FACEBOOK