Lajme
NTP nuk shlyen pagesat, nga nesër autobusët privat jashtë funksionit

Transportuesit privat në Qytetin e Shkupit që qarkullojnë me numrat 11 dhe 12, në një denoncim që kanë bërë në media kanë paralajmëruar se nga dita e nesërme do të ndalin punën e tyre si pasojë e mos pagesës së borxheve që ka ndaj tyre Ndërmarja për qarkullim publik e qytetit.
Ata ankohen se përgjatë 3 muajve të fundit atyre nuk janë paguar shpenzimet gjë që ka vështirësuar egzistencën e tyre.
Nëse nuk ndërmeren masa për zgjidhjen e këtij problemi ata paralajmëruan masa kundërshtimi më radikale.