Connect with us

Lajme

Më 24 korrik dorëzon mandatin, Panariti zbulon projektin: Meta synon

Published

on

Ish-ministri i Jashtëm Edmond Panariti në emisionin ‘Frontile’ foli për zhvillimet e fundit në vend.

I pyetur për presidentin Ilir Meta i cili më 24 korrik dorëzon zyrtarisht detyrën e Presidentit, tha se Meta e ka deklaruar se do të jetë aktiv në politikë.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, po ashtu u shpreh se ka dhënë sinjale se synon diçka përtej LSI-së.

24 korrik Meta dorëzon karrigen, çfarë ndodh me 25?

“Këtu nuk ka mister, ai ka deklaruar që do të jetë pjesë e politikës, riintegrimi i tij mbetet për tu parë. Janë dhënë sinjale që synon diçka përtej LSI , një bashkim, mbetet për t’u parë…Ka një projekt politik që do ta bëjë publik në kohën e duhur… E sigurt është që ky projekt politik i bashkimit të opozitës do të jetë pjesë e zotit Meta. Unë nëse do jem në politikë aktive, normalisht mund të ketë edhe figura të reja, sa për mua niveli i angazhimit mbetet për tu parë”, tha ai.

(BalkanWeb)

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media