Connect with us

Shëndetësi

“Mbreti” i Bodybuildingut që sot s’mund të ecë pa ndihmën e patericave

Publikuar

Ishte i pamposhtur në Bodybuilding.

Ronnie Coleman e dominoi këtë nga viti 1998 për tetë vjet e mbajtur titullin “Mr Olympia”.

Të gjithë e kishin admiruar figurën e tij, madje disa kolegët kishin thënë se s’ka shancë që të bëheshin si ai.

Por, tani duke se “mbretin” e ka lënë shëndeti.

50 vjeçari nuk mund të ecë më pa ndihmën e patericave.

Coleman deklaroi se kjo gjendje erdhi pas disa operacioneve që ai kishte në shpinë dhe ije.

Ai tani duket se është shndërruar në një figurë tragjike duke mos pasur mundësi të i ndjekë fëmijët e tij nëpër shtëpi.

Sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore erdhi  si pasojë e konsumit degjenerues dhe pas viteve të shumta të ushtrimeve të kaluara nën dhimbje, transmeton Klankosova.tv.

50 vjeçari duke folur për gjendjen e tij tha se tashmë është mësuar me të.

“Unë thjesht zgjohem në një mëngjes dhe ju e dini më duhet një minutë për t’u nisur. Thjeshtë jam mësuar me të”- tha ai.

Kurse, miku i tij dhe pronari i palestrës Brian Dobson tha se ai qau kur pa mikun e tij “të mbinatyrshëm” duke i përdorur patericat.

Tre intervenimet që ai i pati i kushtuan atij hiç më pak se 2 milionë euro.

Para se të fillonte ushtrimet në palestër Ronnie ishte oficer policie.

Ai u bind nga një koleg i tij që t’i bashkohej në palestrës MetroFlex.

Coleman vuante vazhdimisht nga problemet me shpinën qysh nga mosha e re, mirëpo Ronnie kishte refuzuar ta linte dhimbjen ta ndalonte të bëhej kampion bote.

Ai ka rrëfyer se ka stërvitur dhe ka fituar shumë gara të njëpasnjëshme ndërsa po luftonte me dhimbjet e shpinës,transmeton Klankosova.tv

NA NDIQ NË FACEBOOK